Aktorja e njohur bën rrëfimin e trishtë: Kam pësuar nëntë aborte, nuk është diçka e lehtë

Aktorja e njohur bën rrëfimin e trishtë: Kam pësuar nëntë aborte, nuk është diçka e lehtë

09:18, 24/06/2022

Aktorja e njohur Sharon Stone ka zbuluar në fillim të kësaj jave historinë e saj në lidhje me abortet.

64-vjeçare komentoi në një postim të PEOPLE në faqen e tyre zyrtare Instagram, ku shfaqej një intervistë ekskluzive me Peta Murgatroyd, e cila kohët e fundit foli për humbjen e fëmijës ndërsa bashkëshorti i saj, Maks Chmerkovskiy, ndodhej në Ukrainë.

“Ne, si femra nuk kemi një forum për të diskutuar në lidhje me thellësinë e kësaj humbjeje. Kam humbur nëntë fëmijë nga aborti,” zbuloi Stone, e cila është nënë e tre djemve përmes birësimit: Quinn Kelly, Laird Vonne dhe Roan Joseph.

“Nuk është gjë e vogël, fizikisht apo emocionalisht, por ne jemi bërë të ndiejmë se është diçka për ta përballuar vetëm dhe fshehurazi me një lloj ndjesie dështimi.”

“Në vend që të marrim dhembshurinë, ndjeshmërinë dhe shërimin aq shumë të nevojshëm, për të cilin kemi nevojë”– vazhdoi ajo.

Në bisedën e saj ekskluzive me PEOPLE, Murgatroyd, 35- vjeç, foli për herë të parë për humbjen e fundit të shtatzënisë. Ajo kujtoi se ishte shtrirë në një shtrat spitali. Ajo bëri thirrje për ndihmë pasi e gjeti veten në dyshemenë e dhomës së gjumit të djalit të saj të vogël, plotësisht e paaftë për të lëvizur pasi rezultoi pozitive për koronavirus ditë më parë.

“Nuk kisha forcë. Nuk mund ta hapja frigoriferin për të ushqyer djalin e vogël,” tha kërcimtarja. “U bë aq keq sa filloi të më merrej fryma. Ishte vërtet dramatike.”

Në spital, Murgatroyd telefonoi bashkëshortin e saj i cili ishte  mijëra milje larg në Ukrainë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco