Këngëtarët e dasmës së Kourtney-t dhe Travis zbulojnë detaje të reja nga dasma e vitit

Këngëtarët e dasmës së Kourtney-t dhe Travis zbulojnë detaje të reja nga dasma e vitit

17:09, 27/05/2022

Matteo Bocelli tregon për “People” se performanca pranë babait të tij Andrea në dasmën e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker ishte “gjëja më e bukur që mund të bënin”.

Matteo Bocelli thotë se ai dhe babai i tij Andrea ishin të ftuar “surprizë” me një mision të rëndësishëm në dasmën e fundjavës që lam pas.

Image

24 vjecari rrëfeu për të njëtat burime se së bashku me babin e tij ishin rezervuar fshehurazi nga Domenico Dolce për të performuar gjatë dasmës së çiftit.

“Ai po organizonte të gjitha surprizat për Kourtney dhe Travis dhe ne patëm kënaqësinë të ishim atje duke performuar për ta”, -tha Matteo.

“Ishte një moment shumë emocionues dhe ata janë njerëz të shkëlqyer”.

Duke vënë në dukje se “është gjithmonë emocionuese të shohësh dy njerëz që kurorëzojnë dashurinë e tyre”, Matteo tha se performimi krah babait të tij ishte ndër gjërat më të bukura që i kanë ndodhur.

Image

“Ne ishim një surprizë, kështu që kënduam, dhe më pas qëndruam dhe e shijuam momentin me ta”, shtoi kënëgëtari. “Ishte shumë intime, vetëm familja, ndaj ishte e bukur”.

Kourtney dhe Travis u martuan në L’Olivetta, një vilë në pronësi të Dolce & Gabbana në Portofino, Itali, të dielën të rrethuar nga miqtë e tyre më të ngushtë dhe familja.

Gjatë pritjes e cila u organizua në një kështjellë aty pranë e shekullit të 16-të, Castello Brown – dyshja bënë një kërcim të ëmbël me njëri-tjetrin në këngën e Elvis Presley-t “Can’t Help Falling in Love”, e cila u interpretua nga Andrea.

Kim Kardashian ka ndarë më parë një video nga momenti romantik në Instagram Story. Në klip, Kourtney, e veshur me një mini-fustan të bardhë me korse, me një vello të përshtatshme, dhe Travis, i veshur me një kostum të zi elegant – të dy nga Dolce & Gabbana – kërcyen ndërkohë që Andreas dhe Matteos,  luanin piano.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco