30,000 veshje! Kim Kardashian ka një depo të tërë me rroba

30,000 veshje! Kim Kardashian ka një depo të tërë me rroba

16:12, 27/05/2022

Kim Kardashian në episodin e fundit të “The Kardashians” po mundohet të gjejë sensin e ri të modës pas ndarjes nga Kanye West. Episodi përfshinte një turne nëpër depon e saj të madhe ku ajo ruante 30,000 veshje mahnitëse që kishte veshur gjatë gjithë viteve.

Image

Kim pranoi se nuk ishte e sigurt se cili duhet të ishte stili i saj i ri.

Image

“Gjithmonë e kam pasur Kanye-n si këtë patericë për të më mësuar shumë për modën”-tha ajo. 

Asaj iu bashkua publicistja e saj, e cila tregoi se Kim ka një kujtesë të mahnitshme dhe mund të kujtonte se çfarë veshje kishte veshur në një datë të caktuar, së bashku me mënyrën e stilimit të flokëve të saj dhe çfarë lloj grimi kishte vënë.

Image

Ndërsa po kalonte veshjet, ajo i kujtoi Kim-it kohën kur Kanye me sa duket pastroi dollapin e saj dhe zëvendësoi gjithçka në të.

“Kam harruar se edhe unë mund të marr vendime,” tha ajo duke ju referuar kohës me Kanye.

Image

Kim ishte në qendër të vëmendjes, teksa tregoi aftësitë e saj në modelim gjatë një seti fotografik me Kendall, të cilës pastaj i “vodhi” kopertinën e revistës “Vogue”.

Kris Jenner zbuloi lajmin e mirë se Kendall i ishte ofruar potencialisht kopertina e “American Vogue” por revista ndryshoi mendje dhe vendosi të kishte motrën e saj Kim.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco