'Ishte e frikshme'/ Pozoi nudo, aktorja e njohur rrëfen vështirësitë që kaloi gjatë seteve fotografike

'Ishte e frikshme'/ Pozoi nudo, aktorja e njohur rrëfen vështirësitë që kaloi gjatë seteve fotografike

21:56, 26/05/2022

Aktorja e njohur, Hilary Duff ka pozuar për “woman Health” e zhveshur krejtësisht nudo.

Ajo ka rrëfyer se pozimi nudo për “Body Issue” ishte “shumë i frikshëm”.

“Unë thjesht nuk jam personi që eci lakuriq nëpër shtëpi. Kështu që unë thashë: Unë duhet të heq gjithçka?”. 34-vjeçarja kujton setet fotografike në revistën për muajn maj/qershor.

“Ishim në një shtëpi në Kanionin e Laurel-it që sapo ishte ekspozuar ndaj shumë shtëpiave të tjera përreth. Kështu që thashë: ‘Shpresoj që të mos ketë fëmijë që shikojnë nga dritarja tani dhe të thonë : Oh një zonjë lakuriq!

Duff është nëna e djalit Luca, 10-vjeç, dhe vajzave Banks, 3, dhe Mae, 13 muajsh.

“Jam vërtet krenare për trupin tim dhe jam krenare që ka prodhuar tre fëmijë,” tha ajo për median. “Kështu që unë thashë: ‘Le të bëjmë diçka që të bën të ndihesh pak rehat, dhe të shohim se ku do të arrijmë’.”

Edhe familja e yllit të “Younger” ishte krenare; mamaja e saj u ofrua t’i merrte një kopje të revistës kur doli në stendat e gazetave, dhe bashkëshorti i saj, Mattheë Koma, ishte i lumtur për të, madje ka përdorur një nga imazhet nudo të Duff si foto të profilit të tij në Instagram.

Në këtë numër, ish-ylli i “Lizzie McGuire” u hap më tej rreth zhveshjes.

“Kam arritur në një vend ku të jem paqësore me ndryshimet që ka pësuar trupi im,” i tha ajo revistës. “Unë gjithashtu dua që njerëzit të dinë se një artist grimi ka vendosur shkëlqim në të gjithë trupin tim dhe dikush më ka vënë në pozicionin më të mirë .”

Seti mahnitës gjithashtu ekspozoi disa nga tatuazhet e shumta të Duff-it. Ajo ka më shumë se 20  tatuazhe të vogla në total.

Kur ajo postoi për herë të parë kopertinën në Instagram , Duff shkroi: “Dheee, kjo ishte e frikshme… E dija që ta bëja këtë do të më tmerronte dhe kisha të drejtë!”

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco