Vdes në gjumë aktori i njohur i Hollywood

Vdes në gjumë aktori i njohur i Hollywood

19:38, 26/05/2022

Ylli i “Goodfellas” Ray Liotta ka vdekur në gjumë në Republikën Domenikane në moshën 67 vjeçare. 

67 vjeçari ndodhej në ishullin ekzotik për të realizuar filmin e tij më të fundit “Dangerous Waters”, që do të dilte në kinema brenda këtij viti.

Ai la pas të fejuarën Jacy Nittolo dhe të bijën Karsen.

Vdekja e papritur e Liotta tronditi fansat pasi viteve të fundit ai i ishte rikthyer punës si aktor.

Liotta njihet më së shumti për performancën e tij të jashtëzakonshme në filmin klasik të Martin Scorsese të vitit 1990 “Goodfellas” ku ai luajti rolin e Henry Hill derisa Robert De Niro luajti rolin e Jimmy Conëay.

Në vitet e fundit ai pati paraqitje në “The Many Saints of Neëark”, “Marriage Story” dhe “No Sudden Move”.

Deadline raportoi se ylli vdiq në gjumë, por nuk tha se kur dhe si, por TMZ pretendoi se nuk dyshohej për ndonjë gjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco