Ndahet nga jeta aktori Ray Liotta, po xhironte film në Republikën Domenikane

Ndahet nga jeta aktori Ray Liotta, po xhironte film në Republikën Domenikane

18:37, 26/05/2022

Aktori i njohur Ray Liotta ka ndërruar jetë teksa ndodhej në Republikën Domenikane.

Ray ishte duke xhiruar një film të quajtur "Ujërat e rrezikshme" në ishull dhe vdiq në gjumë, sipas një burimi të afërt me aktorin.

Bëhet me dije se vdekja e aktorit ka ardhur për shkaqe natyrale, ndërsa përjashtohen pistat e tjera.

E fejuara e tij Jacy Nitolo ishte me të gjatë xhirimeve.

Liotta është më i njohur për rolin e tij në kryeveprën e Martin Scorcese të vitit 1990, "Goodfellas", ku luajti rolin e mafiozit Henry Hill së bashku me Robert De Niro dhe Joe Pesci.

Ray loboi fort për rolin dhe suksesi i filmit i hapi dyert në Hollywood.

Ai është i njohur gjithashtu për disa role të tjera ikonë në kinematografi në "Field of Dreams", "Cop Land", "Corrina Corrina" dhe "Operation Dump Drop", "Unforgettabble" dhe "Blow".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco