Nga Kim Kardashian deri tek Selena Gomez, personazhet e njohur që reaguan të revoltuar pas tragjedisë në Teksas

Nga Kim Kardashian deri tek Selena Gomez, personazhet e njohur që reaguan të revoltuar pas tragjedisë në Teksas

17:50, 26/05/2022

Kim Kardashian , Madonna , Taylor Swift, Selena Gomez dhe shumë të tjerë janë ndër personazhet e famshëm që kanë reaguar të revoltuar në rrjetet e tyre sociale pas tragjedisë në shkollën fillore në Teksas.

Një ditë pasi 18-vjeçari Salvador Ramos hapi zjarr në shkollën fillore Robb në Uvalde dhe Kim foli kundër dhunës me armë dhe në favor të më shumë ligjeve për sigurinë e armëve, duke thënë se ndihej ‘zemërthyer, e neveritur dhe e tërbuar’.

Para se të rrëzohej dhe vritej nga forcat e rendit, i armatosuri i vetëm qëlloi dhe vrau 19 fëmijë të vegjël, dy mësues dhe plagosi 17 të tjerë, duke e bërë kështu sulmin e  tretë më vdekjeprurës në shkollë në SHBA pas masakrave në Virginia Tech në 2007 dhe Sandy Hook Elementary në vitin 2012.

Madonna theu gjithashtu heshtjen e saj të mërkurën mbrëma, teksa shpërndau një video me një mbishkrim të gjatë, ku tha se “nuk mund të imagjinonte dhimbjen e zemrës” që prindërit e fëmijëve të vrarë ndjenin në ato momente.

Guvernatori i Teksasit Greg Abbott tha të hënën se nuk kishte shenja se ai kishte probleme mendore dhe se ai nuk kishte pasur një precedent penal.

Para se të hapte zjarr në Robb Elementary, personi i armatosur qëlloi gjyshen e tij në shtëpinë e tyre. Ai e plagosi në fytyrë, por ajo mbijetoi dhe iku në shtëpinë e një fqinji ku thirri policinë.

Në të njëjtën kohë, gjuajtësi ka vjedhur makinën e gjyshes së tij dhe ka shkuar në drejtim të shkollës fillore. Ai nuk ka përvojë në drejtimin e automjetit dhe është përplasur në një kanal pranë shkollës.

Policia nisi ta qëllonte teksa ai arriti në shkollë. Ai arriti të futej brenda dhe të vriste 19 fëmijët dhe dy mësuesit që ishin në një klasë të vetme përpara se të qëllohej vetë nga një agjent i patrullës kufitare. Para se të qëllonte gjyshen e tij, ai postoi në Facebook se kishte në plan ta vriste atë.

Prezantuesi i njohur, James Corden u kërkoi ligjvënësve të veprojnë për kontrollin e armëve gjatë një monologu hapës emocional pas të shtënave masive në Uvalde.

43-vjeçari ka trajtuar tragjedinë e ‘pazbulueshme’ në emisionin Late Late Show.

“Si baba nuk mund ta imagjinoj tmerrin e asaj telefonate,” tha ai. “Kur i lë fëmijët e mi në shkollë këtë mëngjes dhe i puth, nuk të shkon mendja se kjo mund të jetë ndonjëherë lamtumira e fundit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco