Beniada Nishani e ka gati projektin e ri televiziv, ja ku do ta shohim modelen

Beniada Nishani e ka gati projektin e ri televiziv, ja ku do ta shohim modelen

12:56, 25/05/2022

Beniada Nishani është një nga personazhet e Big Brother Vip, e cila fitoi zemrat e një publiku të gjerë.

Ajo pas daljes së saj është shumë aktive në rrjetet sociale, por edhe në emisionet televizive. Këto të fundit më shumë si bashkëprezantuese sesa si e ftuar.

Së fundmi, ajo ka ndarë më ndjkësit e saj në Instagram, projektin e ri televiziv ku do të marrë pjesë. Ish-finalistja e Big Brother Vip, do të jetë pjesë e jurisë së “She’s on top”, programit të bukurisë që pritet të nisë sezonin e ri në Top Channel.

Ajo do të jetë krah moderatores Argjira Spanca duke “gjykuar” pjesëmarrësit në këtë spektakël. Me anë të disa storive në rrjetin e saj social ajo shprehu emocionin për këtë eksperiencë të re.

“Në jurinë e She’s On Top do të jetë Benida Jakic ose Nishani nuk ka rëndësi emri im, ka rëndësi që unë do jem në këtë juri,”-është shprehur ndër të tjera Beniada. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco