E përmendi 'tërthorazi' para Donaldit, Trixa i 'hakmerret' shpejt Semit

E përmendi 'tërthorazi' para Donaldit, Trixa i 'hakmerret' shpejt Semit

09:41, 25/05/2022

Pak ditë më parë këngëtarja Semi, mikja e ngushtë e Bora Zemanit ka rrëfyer në emisionin “Më lër të flas” të vëllezërve Veshaj se teksti i këngës së saj u frymëzua nga bëmat e Donaldit, duke iu referuar lidhjes që ai krijoi me Beatrix Ramosajn.

 

Duke ditur bëmat e tua, duke ditur dhe ndjesitë që përcillte shoqja ime te unë, me sa duket është frymëzuar dhe doli kjo kënga.”– tha Semi në emision.


Komenti i një ndjekëseje në një foto të postuar nga Beatrix i ka tërhequr vëmendjen kësaj të fundit dhe ajo sigurisht nuk e ka humbur këtë rast për ta hedhur një “kunja” ndaj Semit në lidhje me ‘bëmat’ e Donaldit.


“O bëma, jo vetëm që shkëlqimi jot u djeg sytë por veç emri yt u mjafton që ti kapë paniku”– ka shkruar komentuesja në postim.

“Dreqin, kam kaq shumë nofka të reja, ta ha zemrën”– iu përgjigj Beatrix duke ia kthyer kështu “dhëmb për dhëmb” Semit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco