Rina Balaj dhe Sin Boy më 31 maj sjellin bashkëpunimin e tyre të radhës

Rina Balaj dhe Sin Boy më 31 maj sjellin bashkëpunimin e tyre të radhës

09:07, 25/05/2022

Rap-artistja nga Istogu, Rina Balaj, prej disa kohësh ka nisur përgatitjet për një projekt të ri muzikor.

Ajo këtë herë po vjen në bashkëpunim me të dashurin e saj, reperin e njohur, Sin Boy.

Këtë e ka njoftuar në një postim të shpërndarë me ndjekësit në Instagram, aty ku ndiqet nga mbi 340 mijë njerëz.

“31 maj ‘Si ti’ me Sin Boy”, ka shkruar ajo duke etiketuar edhe Nart Kelmendin që është kujdesur për ‘beat’-in e këtij projekti.

Fansat mezi po presin për rikthimin e çiftit në një këngë bashkë duke qenë se admirohen në masë të madhe nga publiku.

I fundit bashkëpunim i tyre mbetet “ChaCha” i lansuar saktësisht më 27 nëntor të vitit 2021.

Projekti i dyshes për vetëm pak muaj ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në YouTube.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco