Aktori i njohur kapet ”matt” në momente intime me një grua misterioze

Aktori i njohur kapet ”matt” në momente intime me një grua misterioze

14:47, 24/05/2022

Jamie Foxx duket se po shijon më shumë sesa thjesht filma në Kanë.

Aktori, 54 vjeç, u pa në momente intime me një bionde misterioze në bordin e një jahti luksoz në Rivierën Franceze gjatë fundjavës.

Foxx, i cili kishte veshur një bluzë blu dhe pantallona të shkurtra për daljen, u pa e shtrirë sipër gruas së veshur me bikini, ndërsa i dhuronte një puthje në buzë.
 

Pasi u shoqëruan për pjesë më të madhe të ditës, gruaja misterioze të dy u hodhën në një jet-ski për të shijuar një shëtitje.

Dalja e tyre vjen vetëm pak javë pasi aktori u pa në Miami për të marrë pjesë në çmimin e madh të Formula 1.

Ai u pa duke festuar me LeBron James dhe Meek Mill dhe duke darkuar në plazhin e famshëm Carbone Beach.
Ndërkohë, ylli i “Spiderman: No Way Home” ishte i lidhur më parë me Katie Holmes nga viti 2013 deri në ndarjen e tyre në 2019.
Çifti nuk u shfaq në publik së bashku deri në para mbrëmjen e “Grammys” të Clive Davis në New York në vitin 2018, vetëm një vit para se të ndaheshin përfundimisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco