Aktori me prejardhje shqiptar po bëhet baba për herë të parë

Aktori me prejardhje shqiptar po bëhet baba për herë të parë

14:10, 24/05/2022

Baris Arduç është nga aktorët turq më të pëlqyer në Shqipëri.

Simpatia ndaj tij u rrit edhe më tepër kur u mësua se Baris ka prejardhje shqiptare.

Në vendin tonë u bë i njohur nga telenovelat “Dashuri me qira” dhe “Kuzgun”, duke u shndërruar në një personazh shumë të pëlqyer nga femrat.

Së fundmi u mësua se aktori po bëhet baba për herë të parë pasi bashkëshortja e tij, Gupse Ozay është në pritje të ëmbël.

Çifti nuk kanë folur akoma vet për këtë temë por sipas mediave turke, Ozay është 6 muajshe shtatzënë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco