Luana Vjollca shfaqet në gjendje të rëndë emocionale... jep një mesazh

Luana Vjollca shfaqet në gjendje të rëndë emocionale... jep një mesazh

20:44, 22/05/2022

Moderatorja dhe këngëtarja, Luana Vjollca, prej disa javësh, ka ndarë disa përvoja të jetës së saj personale.

Përmes projektit të saj më të ri, ajo ka inkurajuar njerëzit ta duan veten për atë që janë dhe të mos demoralizohen nga gjykimet e të tjerëve.

Pak më parë, Luana ka ndarë në Instagram, dy foto, ku në të parën shfaqet e buzëqeshur, ndërsa në të dytën pa grim, përtej filtrave dhe në gjendje të rëndë emocionale. 

Kështu, moderatorja ka bërë dallimin mes Instagramit dhe jetës reale.

“Cfare jemi ne instagram vs cfare jemi ne te vertete… Ne kurre nuk e dijme cfare fshihet pas nje buzeqeshje.

Duaje veten.. Cohu, zbukurohu, jeto, lufto e ndiqi endrrat e tua, je me i/e forte sec mendon”, ka shkruar Luana, krahas fotove.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco