Ilir Shaqiri dhe Shkurte Fejza me këngë kushtuar heroit Azem Behluli

Ilir Shaqiri dhe Shkurte Fejza me këngë kushtuar heroit Azem Behluli

14:51, 21/05/2022

Dy artistët e mirënjohur shqiptarë, Ilir Shaqiri dhe Shkurte Fejza, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Bëhet fjalë për një këngë emocionale që i kushtohet heroit të Kosovës, Azem Behluli.

Projekti i dyshes së famshme tashmë gjendet në YouTube, i shoqëruar edhe me videoklip.

 

E interpretuar në mënyrë të mrekullueshme nga këngëtarët, kënga në fjalë mori lëvdata të shumta.

Krahas kësaj, të njëjtit kanë edhe disa bashkëpunime të tjera të suksesshme të realizuara vite më parë.

Ata shquhen për vokalin e veçantë dhe gëzojnë një karrierë të bujshme të ndërtuar ndër vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco