Gjyshja e Kourtney Kardashian ishte e vetmja e ftuar në dasmën e saj me Travis, ja pse

Gjyshja e Kourtney Kardashian ishte e vetmja e ftuar në dasmën e saj me Travis, ja pse

10:38, 19/05/2022

Kourtney Kardashian ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë me Travis Barker.

Ata u martuan me një ceremoni intime ku e ftuar nga familja Kardashian ishte vetëm gjyshja (nëna e Kriss Jenner) Mary Jo Campbell.

Travis kishte vetëm babain e tij dhe të pranishëm ishin edhe disa truproja.

Ka një arsye të veçantë pse Kourtney zgjodhi gjyshen për të qenë e vetmja në krah të saj. “Kourtney është fëmija i parë i Kris-it, dhe për shkak të kësaj, ajo ka pasur gjithmonë një lidhje super të veçantë me gjyshen e saj MJ.”

“Ta kishte në krah gjyshen kur u bë gruaja e Travis ishte kaq e rëndësishme për të dy. Ky ishte një nga momentet më të veçanta të jetës së tyre. Ata të dy u emocionuan tepër gjatë ceremonisë së vogël”, thanë burimet e afërta të çiftit.
Personaliteti i reality tv dhe biznesmenia ka një lidhje të veçantë me MJ.

“Të dy janë shumë të ngjashëm dhe do të jenë të parët që do t’ju thonë këtë,” vazhdoi burimi.

“Kur Kourtney donte ta bënte këtë martesë zyrtare, MJ ishte ajo tek e cila shkoi për këshilla. Ajo e donte ceremoninë super të vogël dhe intime. Kourtney e dinte se ata nuk mund të merrnin një nga motrat e saj pa i pasur të gjitha motrat e saj atje. Ajo e dinte githashtu se ata nuk mund të kishin një nga fëmijët e tyre pa i pasur të gjithë fëmijët atje.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco