Akuzat për ngacmim seksual, përçahet” çifti i Sex and the City!

Akuzat për ngacmim seksual, përçahet” çifti i Sex and the City!

10:08, 19/05/2022

Aktorja me famë ndërkombëtare, Sarah Jessica Parker ka deklaruar se nuk flet më me shokun e saj të ngushtë dhe partnerin e saj në serialin e njohur “Sex and the City”, Chris Noth. Kjo përçarje mes tyre u vu re që nga momenti kur ky i fundit u akuzua për sulm seksual nga dy gra.

“Unë as nuk e di nëse jam gati të flas për këtë” tha Parker për “The Hollywood Reporter”.

Kur u pyet nëse ka folur me Noth, ajo u përgjigj prerë me një “Jo”.

Chris Noth ndonëse i ka mohuar akuzat e bëra kundër tij në dhjetor, Parker dhe kolegët në serial, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis, në një deklaratë shprehën se mbështesim gratë që kanë dalë përpara dhe kanë ndarë përvojat e tyre të dhimbshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco