Selena Gomez e imitoi në SNL, por si e priti Miley Cyrus këtë gjë?

Selena Gomez e imitoi në SNL, por si e priti Miley Cyrus këtë gjë?

21:45, 18/05/2022

Selena Gomez imitoi Miley Cyrus ndërsa moderonte “Saturday Night Live” më 14 maj dhe duket se këngëtares së “Wrecking Ball” i pëlqeu imitimi.

Në rast se e keni humbur, Selena gjatë monologut të saj hyrës tha se kishte kërkuar këshilla nga Miley (një nga shoqet e saj më të vjetra dhe dikush që ka moderuar disa herë SNL). Në monologun e saj këngëtarja u shpreh: “Pyeta Miley dhe ajo tha: “Vetëm ji vetvetja dhe argëtohu”, me zërin identik të Miley. “Dhe unë thashë: “Miley është ky një justifikim që unë të të imitoj në shfaqje?” Dhe ajo tha: “Dreqin po, unë jam Miley Cyrus”.

Miley tregoi mbështetjen e saj ndaj shoqes duke shpërndarë një video të performancës së Selenës. “Po dreqin, unë jam MILEY CYRUS @selenagomez @nbcsnl,” shkroi ajo në Instagram krahas një fotoje të saj të veshur me një bluzë me të njëjtën frazë.

Image

Miley dhe Selena luajtën në ‘Disney Channel’ në fillimet e karrierës së tyre (Miley ishte në Hannah Montana dhe Selena luajti Mikayla teksa po ashtu kishte shfaqjen e saj ‘Wizards of Waverly Place’).

Dhe ndërsa ka patur zëra se raportet mes tyre janë ftohur vite më parë, Selena u dha fund spekulimeve në një intervistë të vitit 2016 me ‘W Magazine’, duke vënë në dukje se ato nuk u grindën kurrë. Në fakt, ata e kanë mbështetur njëri-tjetrin gjatë viteve dhe Selena u shfaq në seritë e “Bright Minded: Live” të Miley-t në Instagram në prill 2020.

“Unë kam qenë gjithmonë një fanse e jotja,” tha Selena në një moment gjatë bisedës së tyre. “Mendoj se je një nga këngëtarët më të mëdha të të gjitha kohërave”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco