Pas humbjes së fëmijës së tyre, reagon për herë të parë i fejuari i Britney Spears: Do ta zgjerojmë familjen tonë së shpejti

Pas humbjes së fëmijës së tyre, reagon për herë të parë i fejuari i Britney Spears: Do ta zgjerojmë familjen tonë së shpejti

20:53, 17/05/2022

Disa ditë më parë diva e muzikës botërore, Britney Spears dhe i fejuari i saj Sam Asghari ndanë me ndjekësit e tyre në Instagram lajmin e trishtë për humbjen e fëmijës së tyre.

Gjatë këtyre ditëve kureshtja e publikut se si paraqitet gjendja e tyre ishte e madhe. Ditën e sotme, Sam e ka thyer heshtjen duke postuar një instastory. Me anë të kësaj stori, ndër të tjera partneri i Spears ka treguar se po tregohen pozitivë, madje kjo që ndodhi nuk do t’i ndalojë që të zgjerojë familjen e tyre.

“E kemi ndjerë suportin tuaj. Po i shikojmë gjërat me pozitivitet dhe do të ecim përpara drejt së ardhmes. Është e vështirë po nuk jemi vetëm. Faleminderit që respektuat privatësinë tonë. Ne do ta zgjerojmë familjen tonë së shpejti,”-shkruhet në postimin e Sam.

Ju kujtojmë që 3 ditë më parë këngëtarja 40-vjeçare e dha lajmin e trishtë në llogarinë e saj në Instagram: “Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se kemi humbur fëmijën tonë të mrekullueshëm në fillim të shtatzënisë,” thuhet në fillim të deklaratës nga Britney dhe Sam .

Ajo vazhdoi: “Ndoshta duhet të kishim pritur më shumë për të parë se si do të shkonte gjithçka, por kur bëhet fjala për lajme të mira, nuk përmbahemi dot, ndaj e mdamë aq shpejt me ju. Dashuria është forca për këdo. Do të vijojmë të përpiqemi që të zgjerojmë familjen tonë. Ju faleminderit për suportin por do të donim të kishim pak privatësi pas kësaj humbjeje të madhe”

Image

Postimi në Instagram përfshinte mbishkrimin: “Ne jemi mirënjohës për atë që kemi në procesin e zgjerimit të familjes sonë të bukur 💝 Faleminderit për mbështetjen tuaj.”

Britney njoftoi shtatzëninë e saj më 11 prill.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco