Të gjithë po shpresojmë! Ja ç’thotë producenti i 'Piratëve të Karaibeve' për rikthimin e Johnny Depp

Të gjithë po shpresojmë! Ja ç’thotë producenti i 'Piratëve të Karaibeve' për rikthimin e Johnny Depp

19:23, 17/05/2022

Producenti i “Pirates of the Caribbean”, Jerry Bruckheimer foli për përfshirjen e ardhshme të Johnny Depp gjatë një interviste me ‘The Sunday Times”. Depp luajti Sparrow në të pesë filmat, ku i fundit ishte filmi i vitit 2017, “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”.

Bruckheimer tani është duke punuar në dy filma të tjerë. Kur u pyet nëse Depp do të kthehet ai thjesht tha- “Jo në këtë pikë. E ardhmja ende nuk është vendosur.”

Ndërkohë, ai konfirmoi se është në bisedime me Margot Robbie për të qenë në një nga dy skenarët e “Pirates of the Caribbean” aktualisht në zhvillim.

Depp është në mes të një padie prej 50 milionë dollarësh për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard, duke e akuzuar atë për prishjen e reputacionit të tij me pretendime të shpikura për abuzim në familje të përshkruara në një ese të “Washington Post” që ajo shkroi në 2018. Heard ngriti një kundërpadi prej 100 milionë dollarësh kundër Depp , duke pretenduar se e ka shpifur në deklaratat e tij duke i quajtur akuzat e saj një “mashtrim të përpunuar”.

Gjatë gjyqit, Depp tha se nuk ka interes të kthehet për më shumë filma të sagës. Në një moment, avokati i Heard e pyeti aktorin se nëse Disney do të vinte tek ju asgjë në këtë tokë nuk do t’ju detyronte të ktheheshit dhe të punonit me Disney për “Piratët e Karaibeve” dhe Depp u përgjigj- “Kjo është e vërtetë, zoti Rottenborn.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco