E pakënaqur nga puna me Era Istrefin- Deklarata e papritur e fotografes shqiptare

E pakënaqur nga puna me Era Istrefin- Deklarata e papritur e fotografes shqiptare

17:55, 16/05/2022

Lena Nikolaj, fotografja e njohur shqiptare që po korr sukses në USA me anë të pasionit të saj fotografisë. Fotografja ka udhëtuar në 25 shtete të ndryshme të botës dhe gjatë udhëtimeve ka realizuar fotografi nga më mahnitëset.

Gjatë një interviste në Skype për “ABC e Mëngjesit”, fotografja ka rrëfyer shumë mbi jetën e saj. Rrëfimi i Lenës nisi me arsyet e pasionit për fotografinë e vazhdoi deri te punët që ajo ka bërë si fotografe.

Por ajo që na ka  habitur është deklarata e saj mbi këngëtaren Era Istrefi. Lena ka thënë se Era nuk e ka paguar si duhet gjatë kohës që fotografja ka punuar për të.

“Është pak për të qeshur në fakt. Unë kam lindur në Michigan dhe flisja në shqip, gegnisht. Por u futa në kurset e anglishtes dhe e harrova. Në moshën 24-vjeçare fillova të dilja me një djalë shqiptar dhe nisa të mësoja gjuhën shqipe, por nuk ja dola.

Unë kam punuar me Era Istrefin, punoja me orë të gjata dhe pagesa nuk ishte shumë e mirë. Edhe aty ndalova dhe thash që kjo është diçka shumë e mirë dhe që mund ta eksploroj më tej. Kur isha në Bali e kuptova më shumë.

Unë udhëtoj vetëm dhe kam qenë në shumë vende që kam bërë foto si Italia, Shqipëria, Sllovenia, që nuk e dija që mund të ishte aq e bukur. Kam qenë në shumë shtete dhe fotot kanë dal shumë të bukur. Në Bali do të rikthehesha se më pëlqen shumë, në Itali po ashtu”, tregoi ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco