Thonjtë plot me diamante, manikyri i Machine Gun Kelly kushtoi mijëra dollarë

Thonjtë plot me diamante, manikyri i Machine Gun Kelly kushtoi mijëra dollarë

17:32, 16/05/2022

Machine Gun Kelly di të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes.

Këngëtari i hitit “Emo Girl” doli në tapetin e kuq të “Billboard Music Awards 2022” të dielën, duke treguar manikyrin e tij me vlerë prej 30,000 dollarësh.

“Seti i thonjve prezanton në mënyrë të përkryer stilin ‘rock’ të MGK,” thotë Boyce për Page Six Style, duke shtuar: “I gjithë grupi donte më shumë se 10 orë për t’i bërë thonjtë MGK-së. Thonjtë u krijuan jashtë vendit dhe u aplikuan te MGK përpara se ai të dilte në tapetin e kuq.”

Boyce e cilëson çiftin si “klientët e saj më të preferuar”.

Image

MGK, 32 vjeç, ishte veshur me një kostum të markës së njohur Dolce & Gabbana. Nga ana tjetër, edhe aktorja Megan Fox u koordinua me të fejuarin e saj.

Ajo veshi një fustan të zi nga David Koma, me një dekolte të theksuar dhe një të çarë anash.

Boyce ka krijuar një sërë manikyrësh të përshtatshëm për çiftin gjatë dy viteve të fundit.

“Atyre u pëlqen të kombinohen gjithnjë,” tha Boyce për Page Six Style vitin e kaluar, duke e quajtur MGK si “një nga klientët e mi të preferuar”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco