Amos Zaharia tregon takimin e parë të së motrës dhe Princ Lekës, 'E kuptova që ka diçka ndryshe'

Amos Zaharia tregon takimin e parë të së motrës dhe Princ Lekës, 'E kuptova që ka diçka ndryshe'

16:18, 16/05/2022

Aktori i njohur, Amos Zaharia ka folur rreth takimit të parë të motrës së tij Elia Zaharia me Princin Lekën.

Princi Leka dhe bashkëshortja e tij Elia Zaharia kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2016, e ndërsa katër vite më vonë u bënë prindër të një vogëlusheje të ëmbël të cilët e quajtën Geraldinë.

Gjatë rrëfimit për takimin e parë të motrës së tij me Princ Lekën, Amos theksoi se që në momentin e parë të prezantimit vuri re një tërheqje mes tyre. Aktori nuk i ka kursyer as batutat mbi mbi njohjen e parë të Elias dhe Princ Lekës.

“Unë në fakt kam qenë prezent në takimin e parë që Elia ka patur me Princin dhe që në atë moment e kuptova që seç ka diçka midis këtyre, është ai shikimi që unë nuk di ta shpjegoj, por është një shikim ku shihen dy njerëz që tërhiqen me njëri-tjetrin dhe kjo ishte ajo që ndodhi. Dhe unë duke i parë dhe duke u larguar avash avash, se po i lija terrenin hapur Elias dhe… bëj shaka patjetër. Por është një gjë që lindi aty për aty.”– u shpreh Amosi.

Amos na ka zbuluar gjithashtu se cilat janë disa nga gjërat që ai vlerëson më shumë tek një femër.

“Pothuajse gjashtë vitet e fundit (jeta ime) nuk ka qenë aspak private kam dalë hapur me ish të dashurën time dhe dilnim shumë shpesh nëpër emisione televizive. Ajo gjithashtu është këngëtare dhe tanimë pas ndarjes kam vendosur që jeta ime private të jetë realisht private, prandaj edhe quhet private në fund të fundit.

Vlerësoj intelektin, edhe zemrën e madhe. Edhe independencën. Unë dua që një femër të jetë gjithmonë e pavarur, nuk dua asnjëherë që të jetë kërkuese… nuk më pëlqejnë femrat që nuk kanë vetëbesim edhe që nuk janë të pavarura. Femrat inteligjente më pëlqejnë shumë”– tha Amos Zaharia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco