Monika Lubonja e përshkruan Big Brother VIP si ‘Spital psikiatrik’

Monika Lubonja e përshkruan Big Brother VIP si ‘Spital psikiatrik’

09:45, 14/05/2022

Monika Lubonja ishte një nga banoret më të zëshme të spektaklit “Big Brother VIP”.

Aq transparente dhe energjike, ajo komentohej për çdo lëvizje brenda shtëpisë së famshme të Shqipërisë, shkruan “Kosovarja”.

Së fundi ,ka qenë e ftuar në emisionin “Më lër të flasë” të binjakëve, Romeo dhe Donald Veshaj, ku aktorja shpalosi shumë gjëra.

Derisa u pyet se si e përshkruan me një fjalë “Big Brother VIP”, artistja tha “Spital psikiatrik”.

Përgjigja e saj ishte e pritshme duke qenë se personazhet brenda kanë përjetuar situata mjaft delikate që preknin dhe psikiken  e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco