Kjo këngëtare suedeze thuhet se është e dashura e re e Brad Pitt

Kjo këngëtare suedeze thuhet se është e dashura e re e Brad Pitt

17:55, 27/01/2022

Brad Pitt raportohet se është në një lidhje sekrete me këngëtaren suedeze Lykke Li.

Thashethemet për një romancë të re u përhapën në rrjetet sociale pasi, nga një burim anonim, doli informacioni se çifti ishte parë në një darkë së bashku, raporton The Sun.

Gjithashtu, këngëtarja jeton vetëm tre minuta larg aktorit të njohur gjë që e bën më të lehtë për ta fshehur lidhjen nga publiku.

“Brad dhe Lykke mund të kishin kaluar kaq lehtë nën radar, sepse ata janë fqinjë”, pohon burimi.

Thuhet se Brad filloi të kalonte kohë me Lykke në mesin e vitit 2021.

Para saj, joshësi i Hollivudit ishte i lidhur me profesorin izraelit Neri Oxman, si dhe me modelen gjermane Nicole Poturalski.

Meqë ra fjala, Lykke Li me ish-bashkëshortin e saj, muzikantin Jeff Bhasker, ka një djalë pesë-vjeçar, Dion, ndërsa Brad Pitt është ende duke luftuar për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve me ish-bashkëshorten Angelina Jolie.

Angelina me fëmijët e saj dhe Brad, Maddox, Pax, Zahar, Shiloh dhe Knox dhe Vivienne jeton pesë minuta larg vilës së Brad.

“Doja që fëmijët të ishin pranë babait tim, i cili është vetëm pesë minuta larg”, tha ajo për British Vogue vitin e kaluar, duke shpjeguar pse bleu një shtëpi të re atje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco