Ja si përfundon triologjia e Elgit Dodës në bashkëpunim me Donaldin!

Ja si përfundon triologjia e Elgit Dodës në bashkëpunim me Donaldin!

11:07, 26/01/2022

Elgit Doda ka qenë kantautor i disa këngëve, të cilat janë shkruar dhe ideuar në bashkëpunim me konkurrentin e “Big Brother VIP Albania” Donald Veshaj.

Këto këngë, dy prej të cilave janë “Toxic Love” dhe “Ku je”, Elgiti i ka quajtur triologji, duke na treguar se ato janë tre këngë që shprehin tre gjendje emocionale të ndryshme, me rrjedhë kronologjike me njera-tjetrën.

Tashmë, këngëtari ka njoftuar publikimin e këngës së tretë dhe përmbyllëse para disa kohësh, ndërkohë që ditën e sotme na ka zbuluar disa detaje për mënyën se si kjo triologji do të përfundojë.

Ai ka postuar një story në llogarinë e tij të “Instagram”, ku ka shkruar:

“Një dashuri toksike që ti e kërkon dhe i thua ku je jee… Ama në fund kupton që ajo dashuri nuk është për ty…

Fundi i një triologjie…

Së shpejti…”

Pas suksesit të dy hiteve të para, padyshim që edhe kënga e fundit e treshes do të kthehet në këngën e preferuar të shqiptarëve, e sidomos banorëve të “Big Brother VIP Albania”.

Rikujtojmë se lidhur me rolin e Donaldit në këngët e tij të fundit Elgiti është shpehur:

“Ishte ndjesi e Donaldit. Nuk më tha Donaldi për kë ishte ndjesia… Mund të kem patur edhe unë ndoshta një histori. Ishte thjesht ndjesia për një lidhje toksike. Është temë e bukur sepse çdo njeri mund të ketë kaluar një gjë të tillë. Ai asnjëherë nuk përmendi për kë, por njerëzit e çojnë ku të duan.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco