Khloe Kardashian po i tregon ish-të dashurit që e tradhtoi se ‘çfarë ka humbur’

Khloe Kardashian po i tregon ish-të dashurit që e tradhtoi se ‘çfarë ka humbur’

09:52, 26/01/2022

Khloe Kardashian shfaqi trupin e saj “hakmarrës” gjatë fundjavës, ndërsa u fotografua e veshur në një kostum të ngushtë ngjyrë bezhë, gjatë daljes për bërje në “Sherman Oaks”, Los Angeles.

Kjo paraqitje e saj vjen pas ndarjes nga ish-i dashuri tradhtar dhe babai i fëmijës së saj, Tristan Thompson, i cili konfirmoi së fundmi se është bërë baba i një fëmije tjetër – një djalë – me modelen Maralee Nichols në fillim të këtij muaji, ndërsa ata ishin ende bashkë

“Përkundër faktit se është skandali i tretë i mashtrimit publik i shkaktuar nga 30-vjeçari Tristan, Khloe është me të vërtetë duke luftuar që ta tejkalojë këtë situatë”, tha një burim për Revistën People.

Gjatë blerjeve në dyqanin e foshnjave, Khloe dhe motra e saj 26-vjeçare Kendall mund të kenë zbuluar në mënyrë delikate gjininë e foshnjës së motrës së tyre më të vogël Kylie, e cila është shtatzënë.

Paparacët kapën disa fotografi ku dy motrat shiheshin duke vështruar artikujsh të dizajnuar për vajza të vogla.

Kostumi i Khloes përbëhej nga një bluzë me mëngë të gjata dhe një palë geta të ngushta, të cilat theksonin figurën mbresëlënëse të trupit të saj.

Një palë çizme të markës “Gucci” të gjata deri tek kofshët ishin detaji plotësues i përsosur i kësaj paraqitje.

Khloe i la flokët e saj bionde të binin lirshëm mbi supet e saj dhe pavarësisht se një pjesë e fytyrës së saj fshihej nga një maskë, kishte dëshmi të aplikimit të makijazhit në fytyrën e saj.

Ndërsa shfletonte dhuratat e mundshme për mbesën ose nipin e saj të vogël, Khloe u sigurua që mamaja Kris Jenner të mos i humbte momentet nga blerja, duke i bërë asaj një thirrje në aplikacionin FaceTime.

Khloe dhe Tristan, të cilët kanë së bashku një vajzë të quajtur True, tri vjeçe, ishin në lidhje në mars të vitit 2021 kur ai nisi fëmijën me Maralee-n.

Tristan ndau me fansat e tij të hënën, 3 janar një sqarim ku shkruhej: “Sot rezultatet e testit të atësisë zbulojnë se unë kam një fëmijë me Maralee Nichols. Unë marr përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia”.

“Tani që atësia është vendosur, mezi pres të rrisim miqësisht djalin tonë. I kërkoj sinqerisht falje kujtdo që kam lënduar apo zhgënjyer gjatë gjithë kësaj sprove, publikisht dhe privatisht”, shkroi basketbollistit.

Më pas, Tristan foli edhe personalisht me yllin e “Keeping Up With The Kardashians”, me të cilin filloi të takohej për herë të parë në vitin 2016.

Ai shkroi: “Khloe, ti nuk e meriton këtë. Ti nuk e meriton dhimbjen dhe poshtërimin që të kam shkaktuar. Ti nuk e meriton mënyrën se si të kam trajtuar ndër vite”.

“Veprimet e mia sigurisht që nuk janë në përputhje me mënyrën se si unë të shoh ty. Kam respektin dhe dashurinë maksimale për ty. Pavarësisht se çfarë mund të mendosh. Përsëri, më vjen shumë keq”, thuhej në deklaratën e tij.

Nuk është hera e parë që Khloe shfaq linjat e trupit të saj të tonifikuar në shenjë “hakmarrjeje”.

Pasi kërkoi strehim dhe lirim nga martesa e saj e vështirë me Lamar Odum, Khloe filloi të ushtrohej rregullisht me trajnerin e famshëm të fitnesit, Gunnar Peterson.

Ajo bëri kërkesë për divorc në vitin 2013 dhe mori miratimin përfundimtar në vitin 2015.

Kardashian nuk kishte asnjë shqetësim të pranonte se regjimi i saj ishte pjesërisht i motivuar nga ndarja e tyre: “Po, është një trup hakmarrës”, tha ajo për Revistën “Women’s Health”.

Përndryshe, Kylie dhe i dashuri i saj Travis Scott konfirmuan në shtator se kishin një vëlla ose motër për vajzën e tyre, Stormi, trevjeçare. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco