Ndahet nga jeta aktori shqiptar i humorit

Ndahet nga jeta aktori shqiptar i humorit

11:11, 24/01/2022

Aktori i njohur i humorit Arben Shaka, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare .

Lajmin e kanë bërë me dije familjarët e aktorit përmes një postimi në “Facebook”.

Image

Pikënisja e karrierës artistike të Arben Shakës daton në vitin 1966, ku interpretoi rolin e shoferit në pantomimën “Shoferi dhe Pasagjeri” për të vijuar me një karrierë gati 30-vjeçare.

Në moshën 17-vjeçare, në vitin 1968 nis karrierën profesioniste në skenën e teatrit të Estradës së Tiranës.

Image

Shaka ishte i fokusuar vetëm në skenën e Estradës, por këmbëngulja e Artistit të Popullit dhe njëherazi krijuesi i cirkut shqiptar, Telat Agolli, në atë kohë ishte udhëheqës artistik i cirkut, e shtyu atë që përfshihej edhe në botën e cirkut.

Për herë të parë ka marrë pjesë në një film në vitin 1969, tek “Perse bie kjo daulle”.

 

“Lamtumirë mik i vyer Arben Shaka. U rrita qysh fëmijë me humorin tënd të bukur dhe të shëndetshëm aty, në Cirkun e Tiranës. Si komshi, kaluam bashkë plotë vite miqësie duke parë tek ty jo vetëm shpirtin e mirë të një artisti të jashtëzakonshëm, por mbi të gjitha pashë tek ty, një Njeri me zemër të madhe, bujare dhe fisnike. 

E hidhur kjo ikja jote e beftë dhe e heshtur në një moshë relativisht ende të re. Do të mbaj mend gjithmonë Benin shakator, plot humor e ngazëllyes, i pafjalë dhe me pafajësinë e një fëmije, që edhe gjërat serioze i kaloje me shumë humor e sportivitet. Sa do më mungosh Mik! Të qoftë dheu i lehtë Artist i mirë….. R.I.P”, shkruan Ilir Çumani në mesazhin e tij në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco