Nga Olta Gixhari te Marina Vjollca, si dukeshin vajzat kur bënin audicione për velina

Nga Olta Gixhari te Marina Vjollca, si dukeshin vajzat kur bënin audicione për velina

09:17, 24/01/2022

Mbrëmjen e djeshme ka nisur transmetimin në “Top Channel” emisioni më i ri, “Ëndërrtjerësit”.

Në një moment ka treguar se si dukeshin vajzat që kanë marrë pjesë në audicionin për velina të “Fiks Fare”.

 

Shtojzovallet ishte emisioni veror në “Top Channel” që zgjati 2 sezone.

Programi udhëtoi në të gjithë Shqipërinë për të përzgjedhur velinat e “Fiks Fare”.

 

Mes tyre ishin Olta Gixhari, një aktore tepër e njohur sot, Marina Vjollca, moderatore dhe Xhensila Pere e Fjorentina Halili, të cilat më pas u bënë të njohura nga pjesëmarrja në “Big Brother”.

Nga ana tjetër në “Ëndërrtjerësit”, personazhet më të dashur të ekranit, por edhe ata që qëndrojnë pas kamerave, do të rrëfehen për 20 vitet e televizionit më të madh në vend, që përmes lajmeve e programeve, ka folur për të gjithë, me gjuhën e së vërtetës dhe ngjyrat e argëtimit.

 

Në 13 episode do të ketë kthim pas në kohë përmes imazheve dhe kujtimeve.

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco