Pamela Anderson po divorcohet

Pamela Anderson po divorcohet

16:54, 23/01/2022

Ylli i televizionit Baywatch, Pamela Anderson, ka bërë kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj Dan Hejhrst.

Aktorja dhe truproja po divorcohen pas një viti martesë, sipas një burimi të afërt me çiftin, dhe raporton Rollingstone .

Që nga dasma e tyre në prag të Krishtlindjeve 2020, ata kanë jetuar në vendlindjen e Pamelës, Kanada.

“Pamela dashuron në mënyrë autentike sa jeton”, tha një burim që e përshkroi marrëdhënien e tyre si një “vorbull pandemike që është qetësuar”.

Anderson aktualisht ndodhet në Malibu, ku kalon kohë me djemtë Brandon dhe Dylan, babai i të cilëve është Tommy Lee, bateristi i grupit "Motley Crue".

Përveç Lee, Anderson ishte martuar edhe me Kid Rock, Rick Solomon, si dhe me producentin e filmit John Peters, me të cilin u divorcua pas vetëm 12 ditësh.

Anderson dhe Hejhrst nuk ishin të disponueshëm për koment.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco