Kanye West kërkon miratimin përfundimtar për dokumentarin e tij të Netflix

Kanye West kërkon miratimin përfundimtar për dokumentarin e tij të Netflix

14:19, 22/01/2022

Kanye West po kërkon të ketë fjalën e fundit mbi “Jeen-Yuhs: A Kanye Trilogy”, dokumentari i ardhshëm i Netflix për rrugën e tij drejt famës.

Vetëm dy ditë përpara premierës së parashikuar të “Jeen-Yuhs” në festivalin virtual të filmit Sundance të dielën, reperi 44-vjeçar postoi një mesazh në Instagramin e tij.

“Do ta them këtë me mirësi për herë të fundit. Më duhet të marr modifikimin dhe miratimin përfundimtar për këtë dokument përpara se të publikohet në Netflix. Hape dhomën e redaktimit menjëherë që të mund të jem përgjegjës për imazhin tim. Faleminderit paraprakisht”, ka shkruar Kanye.

Jeen-Yuhs është një dokumentar me tre pjesë i filmuar përgjatë më shumë se 20 viteve të karrierës së West.

Filmi do të tregojë reperin duke bërë rrugën e tij si këngëtar dhe biznesmen, dhe gjithashtu do të hedhë një vështrim në kandidimin e tij të dështuar presidenciale të vitit 2020 dhe vdekjen e nënës së tij, Donda West , në 2007.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ye (@kanyewest)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco