Genta Ismajli mban sekret lindjen e binjakëve dhe i thotë vetes publikisht 'bitch' si nënë lehonë

Genta Ismajli mban sekret lindjen e binjakëve dhe i thotë vetes publikisht 'bitch' si nënë lehonë

12:19, 22/01/2022

Këngëtarja e njohur shqiptare nga Kosova, Genta Ismajli, ka disa ditë që është bërë nënë, por ka vendosur që ta mbajë sekret këtë lajm, duke i habitur të gjithë miqtë dhe fansat e saj.

Ajo dhe i dashuri i saj, milioneri turk Huseyin Usta, janë bërë prindër të binjakëve, një vajze dhe një djali, por s’kanë bërë asnjë postim publik.

Ka qenë një burim i afërt i këngëtares, që ka thënë për median “Koha” se Genta ka disa ditë që ka lindur, madje ajo është shumë mirë së bashku më binjakët e saj.

Ky burim gjithashtu thekson se këngëtarja së bashku me Ustan kanë vendosur t’i mbajnë fëmijët larg mediave, duke mos ekspozuar asgjë, ndërkohë që nuk pritej ky ndryshim i menjëhershëm pas fotove të shumta që postonin herë pas here gjatë pritjes së ëmbël.

“Genta po mundohet t’i mbajë fëmijët sa më larg mediave. Fokusi i saj momental është te kënga që ajo ka publikuar, këngë kjo që është realizuar kohë më parë gjatë shtatzënisë se saj. Ajo dhe fëmijët gëzojnë shëndet të plotë për momentin”, tha burimi i afërt me këngëtaren.

Burimi gjithashtu tha së kënga që sapo është publikuar është realizuar gjatë shtatzanisë së këngëtares dhe ajo posaçërisht e ka postuar enkas tani, në mënyrë që vëmendjen ta merrte kënga dhe jo ardhja në jetë e binjakëve.

Por sapo kënga doli, komentuesit nisën sulmet për titullin e këngës, “Bad Bitch” ku ajo shfaqet me artistin e ri që njihet si Eko Fresh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco