Me këtë që tha për Sheilën, Kledi i hodhi dhe njëherë benzinë zjarrit

Me këtë që tha për Sheilën, Kledi i hodhi dhe njëherë benzinë zjarrit

11:53, 22/01/2022

U panë shpesh shumë të afërt në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe më vonë Sheila publikoi një videoklip me Kledin si model kryesor.

Kështu, u mendua se marrëdhënia e tyre kishte qenë e gjitha punë dhe u shuajtën fjalët se dy ish-konkurrentët e “Big Brother VIP” mund të kishin nisur një lidhje.

Megjithatë, me deklaratat e tij të fundit Kledi i ka hedhur sërish benzinë zjarrit lidhur me Sheilën.

Në një intervistë për “Prive”,  i pyetur për statusin e tij, ai refuzoi të përgjigjej duke thënë thjesht “No Comment”.

“Raporti me Sheilën, miqësi apo më shumë”, ishte pyetja tjetër, ndërsa Kledi u përgjigj:

“Miqësi, e përzier”, tha ish-banori, duke shtuar sërish dyshimet.

Duket se raporti i tij me ish-partneren Khaula është prishur pas daljes së tij nga “BB VIP”.

Nga kërkimet kemi vënë re se ata as nuk ndiqen më në Instagram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco