Dha informacione nga jashtë, ja çfarë vendimi mori ‘Big Brother’ për këtë banor

Dha informacione nga jashtë, ja çfarë vendimi mori ‘Big Brother’ për këtë banor

21:30, 21/01/2022

Në spektaklin mbrëmjes së sotme në ”Big Brother VIP” po zhvillohen diskutime të shumta për debatet që ndodhën gjatë këtyre ditëve.

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” u lexua një zarf i zi.

 

Në të shkruhej se një nga banorët ka thyer rregullat dhe dënimin do ta marrë sot gjatë spektaklit.

Ky informacion ka ndikuar në gjendjen psikologjike të Beatrix.

 

Arbana tha se banori që do të marrë sot dënimin është Arbëri, pasi që i tha Trixës se ajo është më e rrezikuara nga të tre nominuarit.

Ndërsa, Arbëri tha se që nga koha kur ka hyrë brenda ka një mendim për secilin nga banorët.

 

“Vëllai i Madh” ka ‘dënuar’ Arbërin duke ia hequr imunitetin dhe duke mos pasur të drejtë të nominojë dikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco