Elton John rikthehet me turneun botëror ‘Yellow Brick Road’

Elton John rikthehet me turneun botëror ‘Yellow Brick Road’

21:14, 21/01/2022

Elton John u kthye sërish me turneun botëror në New Orleans, pas nënshtrimit të operimit të ijeve.

Ylli i muzikës ka shtyrë shumë koncerte për shkak të pandemisë së COVID-19.

 

Ai gjatë koncertit në New Orleans tha se nuk ka interpretuar në skenë që prej marsit të vitit 2020, kështu që kjo është një përvojë e re për të gjithë, dhe ai është i lumtur që fansat e tij kanë pritur të dëgjojnë interpretimet e tij për 745 ditë.

John në këtë koncert interpretoi disa nga hitet e tij,  si “Bennie and Jets”, “I’m Still Standing”, “Rocket Man”  dhe “Crocodile Rock”.

 

Elton John ka thënë se në këtë qytet kanë ndodhur gjëra të tmerrshme, tragjedi të tmerrshme, katastrofa.

Sipas tij, banorët kanë karakter. “New Orleans ka shpirt”, ka thënë John.

 

Vitin e kaluar, Elton John anuloi koncertet në Evropë. Ai i shtyu ato për vitin 2023, për shkak të operimit.

John deri në muajin prill do të interpretojë edhe në 40 vende të tjera në Amerikën Veriore.

 

Më pas do të bëhet gati për koncertet në Evropë.

Në vitin 2023, ai do të interpretojë në Zelandë të Re, në Australi, dhe më pas në Evropë. Turneu do të përfundojë në fund të 2023-tës.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco