Enca tregon tiparet e mashkullit ideal për të

Enca tregon tiparet e mashkullit ideal për të

20:45, 21/01/2022

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhiu prej kohësh po qëndron larg aktiviteteve muzikore.

Por, duke qenë se ndiqet nga më shumë se 2.3 milionë persona në Instagram, këngëtarja iu qëndron afër fansave me postime të ndryshme.

Së fundmi ajo ka zhvilluar një pyetësor ku iu është përgjigjur disa prej pyetjeve të adhuruesve të saj.

 

Njëri ndër ta e pyeti për tipin e mashkullit që ajo preferon dhe Enca nuk ka hezituar t’i përgjigjet.

“Duhet të jetë i pashëm, sjellje të shkëlqyera, inteligjent, argëtues dhe besnik”, ka shkuar Enca në përgjigjen e saj.

Ndërkohë, këngëtarja po ashtu ka deklaruar se shumë shpejt pritet të vijë me projekte të reja muzikore.

Theksojmë që kënga e saj e fundit është “Suavele” që e solli me videoklip në korrik të vitit që lamë pas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco