Ylli i rrjeteve sociale zbulon: Në takim i dërgoj vetes lule për ta bërë xheloz djalin me të cilin dal

Ylli i rrjeteve sociale zbulon: Në takim i dërgoj vetes lule për ta bërë xheloz djalin me të cilin dal

12:12, 21/01/2022

Ylli i rrjeteve sociale Sofia Franklyn ka zbuluar një truk të pazakontë që përdor në takimin e parë për të mbajtur vëmendjen e burrit të saj.

Sofia ndau një video në TikTok me të cilën shkruante: "Burrat e duan konkurrencën e shëndetshme".

Në video, ajo shpjegoi trukun e saj që e bën një mashkull të mendojë se ka “opsione” të tjera dhe të jetë pak xheloz.

“Kur shkoj në tualet, paguaj banakierin që të më dërgojë një pije nga një “fans i fshehtë” për ta bërë partnerin tim të mendojë se kam edhe opsione të tjera,” shpjegoi ajo.

Në komente, Sofia pranoi se ky nuk ishte truku i saj i vetëm në takimin e parë - duke shpjeguar se ajo i dërgoi edhe vetes lule në një ose dy raste.

Që nga postimi i videos në internet, Sofia ka mbledhur miliona shikime dhe qindra komente nga gratë që kanë pranuar se do ta përdorin këtë truk në të ardhmen.

Të tjerë shfrytëzuan rastin për të pranuar se kishin bërë truke të ngjashme në të kaluarën - dhe një grua pranoi se i kërkoi një burri të panjohur që të vinte në tavolinën e saj dhe t'i tregonte se sa e bukur ishte ajo gjatë takimit.

Megjithatë, kishte nga ata që e quajtën këshillën e saj një veprim toksik dhe të dëshpëruar.

@sofiafranklyn0

Men love some healthy competition :)

♬ original sound - Wonders of Magic

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco