Arjon Muça: Më kanë hequr një zero nga listat e rrogës

Arjon Muça: Më kanë hequr një zero nga listat e rrogës

19:21, 20/01/2022

Në programin e showbizit “Pikë”, ka qenë i ftuar Arjon Muça, përballë Adela Osmanit.

Ai foli për synimet e këtij viti, punën me programin televiziv të përditshëm dhe detaje të tjera të jetës personale.

 

Një ngacmimi për kryefjalën e muajit dhjetor, listën e pagave, nuk i shpëtoi as Arjoni.

“Besoj e keni parë sa e kisha. Por kishin harruar të më shtonin një zero tek 400 mijë të vjetrat”, tha moderatori duke qeshur.

 

Arjoni tregoi gjithashtu se ka në plan të hapë një tjetër biznes që pret të kopjohet, njësoj si ai i kostumeve sportive që u bë shpejt viral dhe i suksesshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco