Shën Valentini vjen më herët për Rihannën, ja çfarë sugjeron këngëtarja

Shën Valentini vjen më herët për Rihannën, ja çfarë sugjeron këngëtarja

18:25, 20/01/2022

Diva e muzikës, Rihanna ka mahnitur ndjekësit me setin e ri të fotove që ka publikuar lidhur me ditën e të dashuruarve. 

E veshur me të brendshme nga marka e “Savage x Fenty”, ajo u sugjeron zonjave që e ndjekin të vishen bazuar në situatën që po përjetojnë.

 

33-vjeçarja ndau në rrjetet sociale disa foto e veshur me një trup dantelle të kuq dhe me çorape rrjete.

“Dita e Shën Valentinit është për mua…. Por ju mund të shikoni ”, ka shkruar Rihanna në mbishkrimin e imazheve në “Instagram”.

 

Edhe faqja zyrtare e markës ka shpërndarë fotot, së bashku me ofertat e rejat për një produkt ekskluziv nga linja e produkteve “Fenty Beauty” të këngëtares.

“A mund ta përballosh këtë vapë?”, shkruhet në postim.

 

Rihanna njoftoi në fillim të janarit se “Savage x Fenty” do të hapë dyqanet e veta këtë vit në Las Vegas, Los Angeles, Houston, Philadelphia dhe Washington DC.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco