“Levitating”, kënga më e dëgjuar në radio e Dua Lipës për vitin 2021

“Levitating”, kënga më e dëgjuar në radio e Dua Lipës për vitin 2021

12:14, 20/01/2022

Për pjesën më të madhe të vitit 2021, “Levitating” e Dua Lipës mbeti hiti më i madh radiofonik, madje duke fituar miliona transmetime në platformat muzikore si Spotify dhe Apple Music.

Nga albumi i saj i titulluar “Future Nostalgia”, Lipa u bë një artiste kryesore në skenën e muzikës pop. Ajo publikoi hitet kryesore si “Don’t Stop Now”.

Ylli i muzikës pop gjithashtu publikoi një video zyrtare muzikore në YouTube të projektit të saj, “Levitating”.

Si një nga këngët më të njohura në album, “Levitating” mbeti në tabelën e Billboard Hot 100 për pjesën më të madhe të vitit 2021. (Si versioni origjinal ashtu edhe versioni me DaBaby).

“Levitating” gjithashtu u bë kënga më e dëgjuar në radio e vitit 2021, me pothuajse 3 miliardë.

Sipas Billboard, “Levitating” e Lipës ishte kënga më e transmetuar e Shteteve të Bashkuara të vitit 2021, “me 804.71 milionë audio dhe video të transmetuara”. Është mes tjerash kënga më e transmetuar për sa i përket kërkesës vetëm me audio (626.56 milionë).

Hiti i lartpërmendur aktualisht ka mbi 410 milionë shfaqje Spotify, pas “Don’t Stop Now”, i cili ka 1.7 miliardë.

Kënga e dytë më e dëgjuar në radio për vitin 2021 ishte bashkëpunimi i The Weeknd me Ariana Grande i quajtur “Save Your Tears”, me rreth 2.4 miliardë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco