Jonida Vokshi rrëfen momentin kur harroi se ishte në personazh gjatë xhirimeve të 'H.O.T'

Jonida Vokshi rrëfen momentin kur harroi se ishte në personazh gjatë xhirimeve të 'H.O.T'

09:18, 20/01/2022

Ditën e djeshme, e ftuar në emisionin “Pardon my French” të Top Albania Radio ishte aktorja Jonida Vokshi, e cila foli për karrierën e saj dhe për vështirësitë në xhirime.

"Ka një të vërtetë kur je pjesë e një projekti. Në fillim kur kam lexuar skenarin nuk ka qenë dashuri me shikim të parë. Jo se nuk më ka pëlqyer, por kam dashur të shtoj pak nga vetja, më vinte inat që ishte aq budallaçkë. Nuk e kuptoja që po hyja te personazhi. Fillova u dashurova me personazhin. Kur pata skenën me Klean me Ermalin, është shumë e rëndë si skenë. Unë e dëgjoja Ermalin dhe mu mblodh një lëmsh. Vura veten në personazh dhe shpërtheva. Dridhesha e tëra, ishte një skenë e vështirë. Ti e humb sensin. Nuk e di çfarë nuk më pëlqen. Kritikat më të mëdha i kisha për veten.,- u shpreh ajo.

Jonida gjithashtu tregoi se me cilët kolegë është afruar më së shumti:

"Kur filluan provat e tavolinës, unë një pjesë e njihja, një pjesë nuk e njihja. Atmosfera e mirë në punë është shumë e rëndësishme. Me Annën dhe Xhodën u lidha shumë".

Aktorja tregoi se e ka me dëshirë të madhe rikthimin në televizion, por mbetet për tu parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco