Edhe Antonia pjesë e muzikës, së shpejti me këngë të re

Edhe Antonia pjesë e muzikës, së shpejti me këngë të re

09:15, 20/01/2022

Ashtu si edicionet e kaluara edhe këtë herë “Për’puthen” më shumë se për qëllimin kryesor që ka, gjetjen e dashurisë, është përdorur si trampolinë drejt suksesit në ndonjë fushë tjetër.

Fama që u dha programi nga disa u shfrytëzua për biznese, programe televizive por një numër i madh ia mësynë muzikës.

Një rrugë të tillë ka nisur edhe Antonia Gjoka.

Konkurrentja, e cila është larguar nga programi pasi dyshohej për një lidhje jashtë, kohën e shkurtër të qëndrimit në ekran e shfrytëzoi për t’ju futur muzikës.

Ish-konkurrentja ka publikuar disa pamje nga xhirimet e videoklipit dhe duket shumë tërheqëse me një fustan pink.

Antonia ka paralajmëruar se kënga dhe klipi do të publikohen së shpejti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco