Gjykata e Kosovës e kërkon kudo, reagon për herë të parë Adelina Ismaili

Gjykata e Kosovës e kërkon kudo, reagon për herë të parë Adelina Ismaili

21:41, 19/01/2022

Këngëtarja Adelina Ismaili sërish ka munguar në gjykimin për Enver Sekiraqën, i cili akuzohet për vrasjen e të fejuarit të këngëtares, Triumf Rizës, në vitin 2006 .

Ajo ka munguar në seancën e radhës, pasi ndodhet jashtë vendit.

 

Ka qenë bashkëshorti i Adelinës, ai i cili ka zbuluar vendin në të cilin ndodhen.

Ai në rrjetet e tij sociale ka publikuar një foto ku tregon se së bashku me këngëtaren ndodhen në Zvicër.

 

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se do të lëshojë urdhëresë për sjelljen e saj dhe të motrave të këngëtares në seancë me anë të policisë.

 

Dëshmitaret ishin thirrur që të dëgjoheshin në seancën e së mërkurës, mirëpo kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi kishte njoftuar se motrat Ismaili mungesën e tyre e kishin arsyetuar përmes përfaqësuesit të tyre, avokatit Alban Makolli, me arsyetimin se nuk gjenden në Kosovë dhe se nuk dihet se kur do të kthehen.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco