‘Më kanë kërcënuar’/ Eni Çobani rrëfen anën e errët të profesionit të saj

‘Më kanë kërcënuar’/ Eni Çobani rrëfen anën e errët të profesionit të saj

19:41, 19/01/2022

Eni Çobani prej një kohe të gjatë është pjesë e ekranit shqiptar, edhe pse rrallë herë tregon detaje për jetën e saj personale.

 

Së fundmi, ajo ka qenë pjesë në “Edicionin Informativ në Klan News” me Iva Kalemin, ku ka folur për karrierën e saj televizive me ‘E diela shqiptare’ si dhe me detaje të tjera të jetës.

 

Ndërkohë, ajo ka pranuar gjithashtu se i janë bërë shumë kërcënime për shkak të punës së saj, nga njerëz që i kanë shkuar pranë dhe e kanë takuar personalisht.

 

“Kam pasur kërcënime. E kam mbajtur për vete deri tani, por po e pranoj. Ka pasur nga ata që më kanë kërcënuar, por unë nuk i ruhem askujt sepse mbaj përgjegjësi dhe nuk dal kurrë para publikut me gënjeshtra. Çdo gjë që them e kam analizuar mirë më herët”, rrëfeu ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco