‘Tallavaja do të shkojë në Eurovizion,’ Robert Aliaj bën deklaratën e fortë për këngën e Ronela Hajatit

‘Tallavaja do të shkojë në Eurovizion,’ Robert Aliaj bën deklaratën e fortë për këngën e Ronela Hajatit

15:02, 19/01/2022

Artisti i njohur, Robert Aliaj ka shprehur opinionin e tij në lidhje me këngën që do të na përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”.

Gjatë një interviste, në programin ‘A show’ ai u shpreh se ndjente keqardhje që ‘muzika tallava’ do të shkojë në Eurosong, duke iu referuar këngës “Sekret” të Ronela Hajatit.

Sipas tij, ne jemi “një model shoqëror që s’do sundojmë kurrë”.

“Më vjen shumë keq që tallavaja do të shkojë ne Eurovision. Jo se unë për Eurovision kam ndonjë respekt pasi e shikoj si një festival propagandistik, një festival kot. Jemi modeli shoqëror që nuk ka për të sunduar ndonjëherë.”

Artisti foli edhe për stilin e tij të veçante teksa u shpreh: “Unë mendoj se jam gjithashtu një produkt i ngjarjeve dhe unë e shpreh këtë në forma artistike siç është veshja ime, e cila për mua është një deklaracion kush je dhe përse je, ti thotë veshja pa fjalë. Unë jam thjesht vetvetja. Unë jam njëri i lirë, transparent që do të thotë opinionin publik ta krahasosh me zero që nuk ka asnjë influencë tek ty. Unë e shikoj si mision të jap kontributin tim social”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco