Alvisa ka ankesa për Bashkimin: Është shumë xheloz

Alvisa ka ankesa për Bashkimin: Është shumë xheloz

09:21, 19/01/2022

Alvisa Qarri dhe Bashkim Sahiti janë çifti i vetëm i deklaruar nga ky sezon i ‘’Për’puthen’’, të cilët vendosën të largohen nga programi për të vazhduar njohjen e tyre jashtë.

Në një intervistë për “Ditë e Re” çifti nuk hezituan të flasin dhe për “zënkat” apo momentet e xhelozisë që po kalojnë.

Alvisa thotë se Bashkimi është xheloz, ndërsa Bashkimi thotë për Alvisën se rri shumë në telefon.

Alvisa: Më pëlqen të jetë pak xheloz, jo shumë. Nga gjëra më të vogla xhelozon, pse fole kështu, pse pe këtë.

Bashkimi: Unë pyes shumë pse, sepse më ka bërë dega të cilën kam studiuar të pyes pse. Kam studiuar kriminalistikë.

Çfarë e nuk pëlqen Bashkimi te Alvisa?

Bashkimi: Nuk më pëlqen që rri më shumë se ç’duhet në telefon.

Alvisa: Unë e kam punën në telefon. Dhe kur rri unë në telefon Bashkimi rri turi varur, më thotë ke një orë në telefon.

Bashkimi: E kam bezdi shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco