Fansat janë të bindur se themeluesja e “Poosh.com”, është në pritje të fëmijës së katërt me të fejuarin Travis Barker.
Edhe pse Kourtney ka hedhur poshtë fjalët e shtatzënisë në disa raste, duke përfshirë verën e 2021, të dhëna të reja i bëjnë fansat të futen në dyshime.
Për të nisur 2022-shin, ish-ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ndau një postim në “Poosh.com” në lidhje me përfshirjen e saj në “Dry January”.
Në thelb, kjo është sfida popullore e Vitit të Ri ku nuk duhet të pish alkool gjatë muajit.
Sigurisht, nuk duhet të jeni shtatzënë për të marrë pjesë!
Megjithatë, gratë shtatzëna këshillohen të përmbahen nga pirja e alkoolit gjatë gjithë kohëzgjatjes së shtatzënisë.
Duke marrë parasysh se “Dry January” është një trend shumë i përhapur, mbase Kourtney thjesht po ecën me rrymën.
Reporteri i “Barstool Sports”, Jordyn Woodruff ndau disa teori të tjera që tregojnë për “E!” shtatzëninë e mundshme të Kourtneyt.
Gjithçka filloi kur Kourtney ndau një foto të një çante me avokado në llogarinë e saj të “Instagram”.
“Kourtney postoi një foto të vjetër. Në botën Kardashian-Jenner, të postosh një foto të vjetër do të thotë se janë shtatzënë!
Më pas, ajo postoi këtë foto me duart e saj mbi bark”, shtoi Jordyn, duke iu referuar të gjithë aktivitetit të fundit të Kourtney në rrjetet sociale.
“Dhe në 16 javë, foshnja juaj është sa një avokado”, tha ai.
© SYRI.net