Shqiptar apo italian?! Beniada rrëfen për mashkullin që do i rrëmbej zemrën

Shqiptar apo italian?! Beniada rrëfen për mashkullin që do i rrëmbej zemrën

21:00, 18/01/2022

Beniada Nishani ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve këtë “Big Brother VIP”. Ajo ka treguar një karakter të çiltër edhe të drejtpërdrejtë.

Në bisedë me banorët ajo ka folur mbi partnerin ideal dhe se si e mendon ajo.

Beniada është shprehur se ndoshta do martohet me një mashkull që dashuron, që jo domosdoshmërish është italian apo shqiptar.

Ajo theksoi se me meshkujt shqiptar do e kishte vështirë pasi kultura e saj me të tyren nuk përputhet.

“Ndoshta as italian, as shqiptar. Ndoshta njoh një tajlandez ose argjentinas. Me thënë të drejtën kjo gjë s’ka pasur asnjëherë rëndësi. Të gënjej nëse them shqiptar. Nuk kam jetuar këtu, kur kam njohur shokë shqiptar, shoqe, kam parë që kultura ime me të tyren nuk përputhet”, tregoi Beniada Nishani.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco