Georgina Rodriguez është e dashura dhe nëna e fëmijëve të Cristiano Ronaldo-s. Përveçse partnerja e një prej futbollistëve dhe njerëzve më me ndikim në botë.
Ajo ka pranuar se fama ka edhe anët e saj negative dhe se asaj i mungon të bëjë blerje në supermarket me bashkëshortin e saj.
E pyetur se si ia doli mbanë me kamerat dhe efektin që fama kishte në jetën e saj të përditshme, Georgina përgjigjet kështu: “Kjo është pjesa që më duket më e vështirë dhe më mungon më shumë me Cris. Gjëra të tilla si dëshira për të shkuar në një dyqan apo supermarket siç shoh shumë çifte që bëjnë.”
Ajo do të zbulojë detaje të reja të jetës së saj në një dokumentar të Netflix të quajtur, “Soy Georgina”.
“Ëndërroja të kisha një Princ simpatik në krah dhe sot e kam. Falë dashurisë, jeta ime tani është një ëndërr”, tha Georgina.
© SYRI.net