Në foton e fundit të Elgit Dodës, gjithë vëmendjen e mori kërkesa e Dj PM

Në foton e fundit të Elgit Dodës, gjithë vëmendjen e mori kërkesa e Dj PM

20:43, 17/01/2022

Nga "Big Brother VIP" do dalë një fitues, por me siguri mund të themi se të gjithë banorët kanë fituar popullaritet, fansa të rinj dhe sidomos miq.

Një nga marrëdhëniet më të pëlqyera këtë edicion ka qenë ajo mes Donaldit dhe DJ PM, që fituan zemrat e të gjithëve me lojërat e shakat e tyre.

 

Pas daljes, PM ka takuar edhe Romeon e miqtë e tjerë të aktorit mes të cilëve edhe Elgit Dodën.

Madje, shumë shpejt mund të na sjellin edhe një bashkëpunim.

 

Së fundmi, Elgiti postoi një foto në “Instagram” ku vëmendjen më të madhe e ka marrë komenti i PM. "Kur do godasim bashkë vëlla me ndonjë projekt?"- e pyet DJ, teksa Elgiti i shkruan: "Ti e di."

 

Nuk dimë të themi nëse ata kanë nisur punën, por do donim të gjithë t'i shihnim në një projekt të përbashkët.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco