Celine Dion anuloi pjesën tjetër të turneut të saj botëror për shkak të problemeve të rënda shëndetësore

Celine Dion anuloi pjesën tjetër të turneut të saj botëror për shkak të problemeve të rënda shëndetësore

12:45, 17/01/2022

Këngëtarja e njohur Celine Dion ka njoftuar se po anulon pjesën tjetër të turneut të saj botëror për shkak të problemeve të rënda shëndetësore, shkruan CNN.

Kanadezja tha se po shërohet nga “ngërçet e rënda dhe të vazhdueshme të muskujve”, të cilat e penguan gjatë performancës. 

Kujtojmë se për shkak të të njëjtit problem shëndetësor, ajo anuloi performancën e saj në Las Vegas në tetor të 2021-ës, dhe që nga ajo kohë është duke u rikuperuar, duke planifikuar të vazhdojë turneun më 9 mars 2022.

Pjesa tjetër e turneut të saj botëror u shty për më 12 prill, por ekipi i mjekëve të këngëtares vendosi që anulimi ishte ende alternativa më e mirë. 

Si rezultat, ajo dhe ekipi i saj u detyruan të anulonin gjithsej 16 koncerte.

“Shpresoja të shërohesha, por duket se duhet të jem më i duruar dhe të ndjek regjimin që më kanë rekomanduar mjekët”, ka shkruar Dion, duke shtuar se mezi pret momentin kur do të takojë sërish fansat e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco